15.4 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Banorët e “Kalabrisë” protestojnë para Komunës, nuk lejohen të hyjnë në seancë

Qytetarë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë dalë para Komunës për të protestuar për mosfutjen e planit të kësaj lagjeje në rendin e ditës në seancën e sotme.

Nuk është hera e parë që qytetarët shprehin këtë pakënaqësi.

Më 8 maj ishte diskutuar për planin e lagjes dhe banorët kishin hyrë në sallën e mbledhjeve në Asamblenë Komunale të Prishtinës duke kërcënuar se “do ta djegin Kuvendin” nëse nuk kalon në seancën e thirrur për 24 maj plani rregullues për këtë lagje.

E një ditë më parë, 23 maj, në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa u vendos që të mos hyjë në rend dite plani rregullues për “Kalabrinë”. Përpjekja e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, që ta fusë këtë pikë është quajtur kontrabandë nga opozita. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...