0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Banorët e Klinës nuk duan tym pranë shtëpive, kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së çimentos

Me moton “Të jetojmë në vendin tonë”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, ka protestuar kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të kësaj komune.

Banorët po e kundërshtojnë këtë ndërtim duke thënë se i njëjti do të shkatërrojë mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën e faunën.

Të vendosur para komunës, me pankartat “Nuk e meritojmë ndotjen”, “Fabrika=Ndotja e ujit, ajrit e tokës”, “Mos ma prek Dukagjinin”, qytetarët kërkuan të tërhiqet prapa ky vendim.

Në shenjë kundërshtimi, ata kanë tymosur objektin e komunës.

Organizatori i kësaj proteste, Veton Raci, tha se nuk do të lejojnë ndërtimin e kësaj fabrike.

Ai tha se mbështetje për këtë kanë marrë edhe nga komuna e Pejës, Istogut dhe Malishevës.

Edhe përfaqësuesja nga organizatat joqeveritare, Egzona Shala, u shpreh kundër ndërtimit të kësaj fabrike.

Kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos, u shprehen edhe mërgimtarët.

Nrec Mirdita tha se derisa qytetaret e kundërshtojnë këtë vendim, nuk do të ndërtohet fabrika e çimentos.

Kujtojmë se në vitin 2020, afër pesë mijë qytetarë të Klinës e kanë nënshkruar një peticion duke e kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...