5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Barack me urim emocional për ditëlindjen e Michelle

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka bërë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Michelle.

Michelle Obama sot feston ditëlindjen e saj të 61-të dhe Obama ka vendosur të ndajë një fotografi të përbashkët të çiftit me mbishkrimin që i shpreh dashurinë e kahmotshme që ka për të.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe mirësi  – dhe dukesh mirë duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që aventurat e jetës i kaloj me ty. Të dua!”, shkroi Barack në Facebook.

Urimi vjen pas aludimeve që çifti janë duke shkuar ngadalë drejt divorcit.

Barack dhe Michelle Obama u martuan në tetor të vitit 1992 dhe të dy bashkë kanë dy vajza: Malia Ann dhe Sasha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...