6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Baraliu tregon hapat për tu pranuar peticioni

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu thotë se për t’i shmangur sanksionet nga ndërkombëtarët Beogradi po merr këso hapa.

Ai për Front Online tregon se cilat janë hapat për t’u pranuar peticioni.

“Është 20% dispozita e Ligjit për qeverisje lokale 20% i trupit elektoral duhet të behët nga ai peticion. Sot dolën në mënyrë klasike dhe treguan që duan ta largojnë kryetarin aktual. Është më ligj është e paraparë dhe udhëzimi administrativ”, tha Baraliu.

Edhe në Zubin Potok e Zveçan qytetarët serb do të veprojnë njëjtë, thotë Baraliu.

“Qytetarët serb edhe në komunat tjera do të veprojnë  njëjtë, ata duan të shpëtojnë prapë me një taktikë të tyre nga ndërkombëtarët”, theksoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...