27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Barazimi i parë në Euro 2024, Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pikët

Ka ndodhur barazimi i parë në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Sllovenia dhe Danimarka kanë ndarë pikët në duelin e parë të tyre në Euro 2024.

Ndeshja e zhvilluar në “MHP Arena” të Stuttgartit u mbyll me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Christian Eriksen kaloi danezët në epërsi në minutën e 17-të të takimit, në një rikthim emocionues në Kampionat Evropian.

Në Evropianin e kaluar, Christian Eriksen pësoi sulm kardiak në ndeshjen e parë të Danimarkës ndaj Finlandës.

E sot, ai u rikthye në këtë skenë dhe arriti edhe të shënojë gol.

Megjithatë, ai ishte i pamjaftueshëm që vendi i tij ta sigurojë fitoren.

Kjo pasi që Janza i Sllovenisë shënoi gol në minutën e 77-të të takimit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...