9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Barazohet seria gjysmëfinale ndërmjet Pontes dhe Pejës, finalisti vendoset në Prizren

Ponte Prizreni ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës në udhëtim 62-88 (19:31, 15:18, 16:19, 12:20), në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit barazuan serinë në 2-2 dhe finalisti do të vendoset në Prizren të martën.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë më të mirë në çerekun e parë, ku epërsinë më të lartë e arritën 16:31, derisa kjo pjesë përfundon 19:31.

Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, megjithatë, prizrenasit ruajtën epërsinë e krijuar, duke përmbyllur pjesën e parë në të mirë të tyre me shifrat 34-49.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë dhe treguan vendosmëri për të fituar, kurse pejanët assesi të këndellen.

Ponte shkoi deri në 20 pikë epërsi, 41:61, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 50:68. Prizreni nuk u ndal as në 10 minutat e fundit, që e fitoi 12:20, për të triumfuar 62-88.

Te Peja u dallua Brandon Walters me 11 pikë e nëntë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Kwame Vaughn me 22 pikë dhe Divine Myles me 19./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...