11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Barazohet seria, Golden Eagle Ylli mposht Pejën në play-off

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore ndaj Pejës në play-offin e dytë çerekfinale në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga Suhareka shënoi fitore me shifrat 66:75 në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Karagaqi” në Pejë.

Më i miri te Ylli ishte Jon Palokaj që shënoi 20 pikë, bëri një kërcim dhe katër asiste.

Kurse te Peja më i miri ishte Hot me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Ndeshja e tretë përcakton gjysmëfinalistin mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...