Ai ka thënë se gjatë fundjavës që lam pas ka kursyer Suarezin, Rakitiqin dhe Coutinhnjon, të cilët u aktivizuan në gjysëmorëshin e fundit të takimit, kampional me Valladolidin, që përfundoj me fitoren e Barcelonës 1 me 0.
Barcelona, nëse do të arrijë që të kaloj Lyonin, në këtë fazë të garave do të siguroj vend në çejrekfinale për herë të 12 me rreallë.
Në dy ballafaqimet e kësaj faze të garave ekipi i Barcelonës, vlerësohet si favorit por edhe skuadra franceze, në këtë edicion të garave më prestigjioze të klubeve ne Europë, ka dëshmuar formë stabile meq në të gjitha takimet e zhvilluara nuk ka pësuar as një humbje megjithëse në 5 përballjet e fundit arriti 5 barazime.
Skuadra e Lyonit, sonte do të jetë pa sulmuesin Fekir, i cili do të mungoj për shkak të kartonëve.
Takimi i kthimit është paraparë të zhvillohet në Camp Nou, me datën 13 mars.
]]>