21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Baronesha Ashton dhe ambasadori Reeker vijnë sot në Kosovë Konferencë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

“Grupi për Ballkanin” do të zhvillojë sot konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm baronesha Catherine Ashton dhe ambasadori Philip Reeker, të cilët do të jenë në panelin e diskutimeve të organizuar për dialogun.

Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.

Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të ftuar do të jenë edhe një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile.

Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21.”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...