Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm ironizoi ish-kryedemokratin duke e paraqitur si të paaftë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha është shprehur se sipas kryeministrit, kush nuk vjedh është i paaftë.
Basha thekson se në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, nuk kishte projekte korruptive, por investime reale për qytetin dhe qytetarët. Sipas tij, nuk kishte kulla për pastrim parash apo afera të dyshimta, por projekte për rrugë, shkolla, çerdhe dhe një Tiranë më të pastër.
Basha më tej shprehet se Rama është kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin dhe për nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë. /Njeshi/