2.5 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Bashkimi Evropian thotë që është koha për heqjen e taksës

Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin për heqjen e taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që hyjnë në Kosovë nga Serbia. Sipas tyre me vendosjen e taksës, Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Stabilizim Asociimit, dhe se e njëjta ka vështirësuar edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Këto i deklaruan sot në Kosovë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostoplova.

Diplomati McAllister tha se Bashkimi Evropian dhe Federica Mogherini janë të paanshëm dhe qëllimi i tyre është që të kthejnë në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Ai theksoi se duan që dialogu të vazhdojë. Ndërsa i pyetur për temën e kufijve, McAllister tha se Parlamenti Evropian konsideron që çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse pajtohen të dy palët dhe nëse e njëjta është sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ai tha se ka ardhur koha të vazhdojë dialogu dhe se ata e mbështesim fuqishëm këtë.Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova tha se e kuptojnë mesazhin të cilin Kosova ka dashur ta përcjell përmes vendosjes së taksës, mirë tani është koha që të merret vendimi i duhur në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Para gazetarëve në Prishtinë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister përsëriti edhe qëndrimin për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë që Kosova i ka përmbushur kriteret.

Ai tha se disa shtete ende hezitojnë të miratojnë lëvizjen e lirë për kosovarët, ndërkohë theksoi se do të punojnë për vendim pozitiv.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...