23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Basketboll, Kosova U20 e mbyll me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut

Pas humbjeve nga Sllovakia, Luksemburgu e Rumania, basketbollistet e Kosovës U20 e kanë shënuar fitoren e parë në turneun “European Challenger”. Në fakt, Kosova e ka mbyll këtë garë me triumf ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit E.

Dueli i luajtur të dielën mbrëma në Shkup, ka përfunduar me rezultatin 63:62 në të mirë të Kosovës. Agnesa Rrahmani me 18 pikë të shënuara ishte më e dalluara, e përcjellë nga Arba Hashani (13) e Tringa Ukaj (10), që gjithashtu shënuan pikë dyshifrore.

Me këtë fitore, Kosova ka përfunduar e katërta në grup me pesë pikë, një më shumë se Maqedonia e Veriut që i ka humbur të gjitha ndeshjet dhe ka mbetur në pozitën e fundit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...