20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Basketbollistja kosovare shpallet kërcyesja më e mirë e kampionatit evropian për shtetet e vogla

Në Qipro, nga 28 qershori deri më 3 korrik, u zhvillua Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, ku Kosova kishte një fitore e tri humbje.

Saranda Daci ishte kërcyesja më e mirë në këtë garë me 9.8 kërcime për ndeshje, aq sa kishte edhe Claudia Guri e Andorrës. Daci kishte 39 kërcime në katër ndeshje, gjashtë në mbrojtje dhe 33 në sulm. Në vendin e katërt ishte Era Shatri me tetë kërcime për ndeshje.

Te shënueset më të mira të Evropianit, basketbollistja e Kosovës Saranda Daci ishte e dyta. Ajo shënoi 66 pikë për katër ndeshje apo 16.5 pikë për ndeshje.

Shënuesja më e mirë ishte Stine Austgulen e Norvegjisë me 18.5 pikë për ndeshje, ndërsa e treta ishte Eleni Pilakouta e Qipros me 15.3 pikë për ndeshje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...