9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Bastiset një bastore në Zveçan, Elshani tregon se çka u konfiskua

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka bastisur një bastore ilegale në komunën e Zveçanit.

Lajmi është konfirmuar për media nga zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani bërë të ditur se brenda një lokali janë konfiskuar disa televizorë, monitorë edhe para-dinarë.

“Janë konfiskuar 14 copë TV Monitor, 2 printer, 2 shtëpiza kompjuteri , 1 telefon dhe 113.580 dinarë”, tha Elshani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...