13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës, dyshohet se aty u ofruan shërbime ilegale mjekësore

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës

Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë objekt janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në njoftim.

Prokuroria dhe Policia kanë thënë se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftojnë me kohë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...