15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Bastisja në argjendarinë “Baraku”, u krye nga Dogana e Kosovës – Tentohet të dihet prejardhja e arit

Zyrtarët policor së bashku me zyrtarë doganor edhe të premten e kanë mbajtur të “bllokuar” argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua dje për përfshirje në grabitjen në Suharekë.

Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë dhe zyrtarët doganor të cilët kanë kryer hetim në lidhje me prejardhjen e arit në këtë argjendari.

Pas përfundimit të këtij aksioni, janë parë duke dalë zyrtarë doganor me thasë në duar me provat dhe dëshmitë e marra nga ky lokal.

Dje u arrestua pronari i argjendarisë, me inicialet T.B. I arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit që kryen plaçkitje në një argjendari në Suharekë të mërkurën e kaluar, raporton eo.

Deri tash, janë arrestuar shtatë persona në lidhje me grabitjen në Suharekë javën e kaluar. Një i dyshuar që mori pjesë në grabitjen në Suharekë u vra gjatë operacionit policor në lagjen “Arbëria”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...