Një bastisje e zhvilluar në orët e para të mëngjesit në komunën e Hanit të Elezit ka rezultuar me gjetjen e municionit, armëve të ftohta dhe mjeteve të rrezikshme në pronësi të një të dyshuari, për të cilat nuk posedonte leje.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, është kryer bastisje në shtëpinë e Besir R. (rreth 23-vjeçar), në Lagjen e Ramukëve, fshati Paldenicë.
Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit janë sekuestruar:
• Disa fishekë të kalibrit 7.62 mm,
• Disa fishekë i kalibrit 53 mm,
• Tri thika (ngjyrë metali, e zezë dhe ngjyrë ari me dorezë druri),
• Një boks hekuri,
• Një shkop bejsbolli,
• Një shkrepëse në formë të armës, me karikator që përmban thikë metalike.
Pas dokumentimit të të gjitha materialeve të sekuestruara, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është inicuar si “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar. /Njeshi/