14.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21), shtetas kosovarë, ndërsa personi i tretë ndodhet në arrati, të dyshuar për shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje dhe fajde.

Ata dyshohet se janë implikuar në rastin e vetëvrasjes më 14 maj 2024, në një sallon veturash, në magjistralen Prishtinë -Ferizaj.

Arrestimi, i cili ka ndodhur dje, është përcjellë me një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme, një në Gadime të Lipjanit, ndërkaq një në komunën e Prishtinës.

Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin e tretë tashmë i identifikuar, ndërsa dy të arrestuarit me aktvendim nga prokurori i shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...