32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

BE: Autoritetet e Kosovës ishin të informuara për testimet e urës në Mitrovicë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se BE-ja aktualisht po kryen një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës.

Konfirmohet gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, nënvizohet në përgjigjen për mediat.

Zyrtarët e Brukselit gjithashtu konfirmojnë se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës.

I bëhet thirrje autoriteteve Kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë që ka të bëjë me urën, të zbatohen plotësisht./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...