7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

BE-ja do ta ndihmojë Turqinë e Sirinë me rreth 6.5 milionë euro

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milionë euro ndihmë për Sirinë të mërkurën.

Ky njoftim vjen pasi Siria ka kërkuar zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore, duke aktivizuar kështu Mekanizimin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, shkruan BBC.

BE-ja gjithashtu ka bërë të ditur se do t’i ndihmojë edhe Turqisë me një shumë fillestare prej 3 milionë euro.

Siç shkruan BBC, dërgimi i ekipeve për ndihmë në Siri është më i ndërlikuar se në Turqi, për faktin se kontrolli i veriut të Sirisë është i ndarë midis qeverisë dhe rebelëve, teksa BE-ja ka bërë thirrje që çdo ndihmë duhet të arrijë si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Kujtojmë se deri më tani, numri i të vdekurve në Turqi e Siri ka shkuar në mbi 11 mijë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...