22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

BE-ja nuk i komenton arrestimet e fundit nga Serbia: Presim të respektohet lëvizja veç me letërnjoftime

Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare.

Në lidhje me këtë për Klankosova.tv kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore.

“Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore”, tha një zëdhënës i BE-së.

Bashkimi Evropian po ashtu tha se presin nga autoritetet serbe që ta respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime.

“Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lirinë e lëvizjes në mes Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që kjo praktikë të respektohet nga të gjitha autoritetet serbe”, tha një zëdhënës i BE-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...