16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

BE konfirmon se nesër mbahet takimi Bislimi-Petkovic për ‘dinarin’

Bashkimi Europian ka konfirmuar  se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet të enjten në Bruksel.

“Ne mund të konfirmojmë se takimi mbahet nesër”, tha shkurt zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Para dy ditësh, për këtë takim paralajmëroi edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se ky takim do të jetë sërish për të gjetur një zgjidhje për qytetarët që prekën nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili hoqi nga përdorimi dinarin.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, kishte thënë Lajçak.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...