35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

BE: Kuvendi dështoi ti përafrojë Ligjin për KPM-në dhe KPK-në me standardet evropiane

Bashkimi Evropian ka reaguar për dy ligjet që u miratuan sot në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, i cili së shpejti përfundon këtë mandat, tha se Kuvendi i Kosovës humbi rastin sot që të ketë dy ligje të mira, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar t’i fusë të plota rekomandimet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.
Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i trajtojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet e BE-së dhe evropiane”, shkroi Szunyog.

Ndërkaq, shkruan ai, sa i përket projektligjit për funksionarët publikë, “i bëj thirrje Kuvendit që t’i rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për t’u siguruar që ai të përmbushë standardet e BE-së dhe evropiane duke adresuar komentet dhe rekomandimet tona të mëparshme”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...