24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

BE: Lajçak dhe Palmer takuan krerët e Kishës Serbe për të marrë mbështetjen e tyre për dialog

Në vizitën e tyre të përbashkët në dy vendet ballkanike, Kosovë dhe Serbi, emisari i Bashkimit Europian Mirsolav Lajçak bashkë me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer vendosën që të pyesnin krerët fetarë të Serbisë për një proces të rëndësishëm politik përmes së cilit po synohet të zgjidhet një mosmarrëveshje e thellë mes dy popujve.

Dy diplomatët nuk e bënë të njëjtën gjë edhe në Kosovë dhe madje BE nuk ka as përgjigje për mungesën e takimit me krerët islamikë dhe katolikë.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje nuk tregoi arsyen për një veprim të tillë dhe as pse duhet të merret përkrahje për një proces politik nga udhëheqës fetarë.

“Ishte një takim i përbashkët i Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së Matthew Palmer me udhëheqësit e rinj të Kishës Ortodokse Serbe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për të marrë mbështetjen e tyre”, ishte përgjigja e BE-së.

Për këtë takim pati kritika ditë më parë nga shkencëtari i politikës dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jasmin Mujanoviq, i cili e quajti edhe budallallëk promovimin e institucioneve fetare si aktorë politikë.

“Me të vërtetë ky ishte një vendim i tmerrshëm nga të gjithë të përfshirët. As BE-ja, as SHBA-ja nuk duhet të hyjnë në biznesin e promovimit të institucioneve fetare si aktorë politikë. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajçak dhe Palmer. Këtë budallallëk (pra takimin me liderë fetarë për të diskutuar rreth politikës – v.j.) mund ta prisnim prej Lajçakut dhe BE-së, por administrata Biden do të duhej ta dinte më mirë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...