9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

BE paralajmëron takim mes liderëve të Kosovës e Serbisë

Një takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ka paralajmëruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Takimi, sipas tij, do të kishte në fokus marrëveshjen për të cilën liderët u dakorduan një vit më parë.

“Zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe kërkesat për zyrtarizim shtesë të marrëveshjes, do të duhej të adresoheshin nga liderët gjatë takimit të ardhshëm të Dialogut të nivelit të lartë”, ka thënë zëdhënësi Stano, në një përgjigje me shkrim dërguar medieve.

Edhe ndërmjetësi evropian për dialog, Miroslav Lajçak, mes rreshtash, ka paralajmëruar mundësinë e takimit në nivelin më të lartë politik.

Lajçak e paralajmëroi këtë pas takimit që u mbajt në nivel të kryenegociatorëve e vetëm pak ditë pasi që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi trysni ndaj palëve me qëllim të zbatimit të marrëveshjes.

Ndërsa lidhur me takimin e kryenegociatorëve të mbajtur të martën, zëdhënësi Stano tha se i njëjti ishte i rëndësishëm për të vërtetuar fakte dhe për të sqaruar çështjet e hapura. Stano konfirmoi mbajtjen e takimit tjetër më 25 mars me qëllim që të diskutohen propozimet konkrete për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...