9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

BE përshëndet vendimin e Serbisë për targat RKS, pret reagim nga Kosova

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Serbisë për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të Republikës së Kosovës (RKS).

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano bëhet fjalë për një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe në detyrimet e mëhershme të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes.

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim gjithashtu përben një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, ka nënvizuar Stano në një përgjigje dërguar me shkrim.

Vendimin për njohjen e tabelave me targat RKS e ka konfirmuar më 25 dhjetor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Bëhet fjale për një marrëveshje e cila është dakorduar në vitin 2011 në kuadër të dialogut.

Për zëdhënësin e BE-së, Peter Stano ky vendim hap rrugën drejt heqjes së plotë të regjimit të afisheve. Bashkimi Evropian, pohon Stano, tani pret që Kosova të veprojë në të njëjtën mënyrë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...