Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar masa të mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse të dy vendet nuk marrin hapa për de-përshkallëzim të situatës.
Kjo është bërë e ditur në deklaratë e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.
“Ndërkohë, Shtetet Anëtare po informohen për zhvillimet dhe po diskutojnë masat e mundshme që duhen marrë nëse palët vazhdojnë t’i rezistojnë hapave të propozuar drejt de-përshkallëzimit. Palët pritet të kontribuojnë në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës. Ka pasur mjaft dhunë – ka pasur shumë dhunë. Ne kemi shumë dhunë në Evropë tashmë sot – nuk mund të përballojmë një konflikt tjetër”, thuhet në deklaratë./Njeshi/