9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

BE pranon të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që të nisin negociatat me Bosnje-Hercegovinën për anëtarësimin e saj në bllok, ndërsa theksuan se vendi ballkanik do të duhet të ndërmarrë më shumë reforma përpara se të fillojnë bisedimet.

Ky vendim shihet si hap historik për Bosnjën, pasi vendit i janë rritur shpresat se mund të largohet nga destabiliteti i shënuar nga rivalitetet etnike dhe kërcënimet e shkëputjes ndër vite.

“Urime! Vendi juaj është pjesë e familjes evropiane. Vendimi i sotëm është një hap kyç në rrugën tuaj drejt BE-së”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Vendimi mbart me vete një valë optimizmi për qytetarët, institucionet, autoritetet dhe gjithë shoqërinë boshnjake”, u shpreh Elvira Habota, zyrtare boshnjake për integrimin evropian. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...