5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

BE reagon për kërcënimet e Serbisë për ndërhyrje në veri të Kosovës

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijançiq, ka reaguar për kërcënimet e Sërbisë për ndërhyrje në veri të Kosovës.

Në një përgjigje për lajmi.net, Kocijançiq ka kërkuar që palët të përmbahen nga deklarata të tilla që mund të shkaktojnë një mjedis të disfavorshëm për paqe.

Sipas Kocijançiq, dialogu është e vetma mënyrë dhe alternativë për të negociuar zgjidhjen mes dy vendeve.

“BE kërkon kontrollin e vazhdueshëm për palët që të sigurojnë një mjedis të favorshëm për rifillimin dhe intensifikimin e Dialogut të lehtësuar nga BE. Nuk ka alternativë për një zgjidhje të negociuar për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që trajton të gjitha çështjet e pazgjidhura të normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiq./Lajmi/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...