Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic ka reaguar
sërisht sot për situatën e krijuar në Shqipëri, pasi deputetët e opozitës kanë
dorëzuar mandatet.
Nga Brukseli ajo ka thënë se vijon t’i qëndrojë deklaratës që bëri një javë më parë, duke kërkuar nisjen e dialogut mes qeverisë dhe opozitës.
“Vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet”.-nënvizoj Kocijancic
Kocijancic ka shtuar se “Këto vendime janë jo produktive dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë”./Njeshi
]]>