20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Bebe Rexha dhe David Guetta publikojnë klipin e këngës së re “I’m good (Blue)”

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha është rikthyer me një projekte të ri muzikor që e ka ngritur në maje të to listave muzikore.

33-vjeçarja pak javë më parë lansojë bashkëpunimin me DJ David Guetta “I’m good (Blue)”, këngë kjo që së fundmi është renditur si më e dëgjuara në mbarë botë duke lënë pas vetës emra të njohur si Harry Styles dhe Britney Spears.

Ndërsa, tashmë dyshja e njohur ka publikuar edhe videoklipin e projektet të kthyer në hit që e realizuan në Ibiza.

Të dy përmes llogarive në rrjete sociale përkatëse kanë njoftuar se klipi është qasshëm për t’u shikuar në kanalin zyrtar të David Guettas në YouTube.

Në klipi, artistja shqiptare merr vëmendje me paraqitjen joshëse në disa skena tejet sensuale dhe veshje plot stil.

Vlen të theksohet se bashkëpunimi i ri i dy artistëve nisi nga një demo të shkurtër në TikTok ku Bebe shihej duke e interpretuar një pjesë të këngës, por që në pak ditë u bë virale dhe arriti miliona klikime duke ngjallur reagim të madh të fansave që kërkuan lansimin e saj.

Artistët përshpejtuan punën për finalizimin e saj dhe që nga lansimi projekti është kthyer në një hit ndërkombëtar.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...