14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Bebe Rexha performoi në ringun e WWE dhe u takua me shumë yje, në mesin e tyre edhe me legjendën Hulk Hogan

Shqiptarja e famshme, Bebe Rexha, ka bërë një interpretim të mrekullueshëm të “America the Beautiful”, brenda ringut gjatë mbrëmjes së parë të WrestleMania.

Kantautorja e mirënjohur ishte e ftuar në “Night 1” të WrestleMania për të interpretuar këngën patriotike amerikane.

Veç performancës së pëlqyer, 31-vjeçarja ka kaluar çaste shumë të mira edhe në prapaskenë, ku është takuar me yje të shumta të WWE.

Porse ka spikatur takimi i saj me legjendën, njëherësh pjesëtar i ‘WWE Hall of Fame’, Hulk Hogan.

Bebe i ka shpërndarë disa fotografi dhe videon e performancës së saj në rrjetet sociale, si edhe një xhirim nga takimi i saj me kampionin e pesëfishtë të WWE, me të cilin ndau një përqafim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...