Këngëtarja shqiptare me reputacion ndërkombëtar, Bebe Rexha ishte artistja e përzgjedhur për të hapur ndeshjen futbollistike në mes të Detroit Lions dhe Buffalo Bills që u zhvillua në Michigan në Ditën e Falënderimeve.
Ylli i hitit “I’m a mess” u paraqit në skenë me pantallona të zeza dhe një xhaketë motorike po ashtu të zezë si dhe një rrip në mes që vinte në pah linjat e saj të lakmueshme trupore.
Paraqitjen e saj, Rexha e kompletoi me një palë çizme me vezullim, të gjata deri tek pjesa e gjurit, ndërsa kishte vënë makijazh të theksuar dhe flokë të lirshme e me volum.
Artistja interpretoi disa prej hiteve më të mëdha në karrierën e saj dhe në skenë iu bashkëngjit edhe David Guetta, me të cilin së fundmi publikuan hitin “I’m Good (Blue)”, që u rangua për shumë javë në “Top10” në listat më prestigjioze të platformave botërore.
Bebe Rexha performoi në stadium para 65,000 personave dhe shumë të tjerëve që e panë ndeshjen nga ekrani.