24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Bebe Rexha thyen rekord në Billboard – “Meant To Be” shpallet kënga më e dëgjuar ‘country’ e shekullit 21

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj ndërkombëtare.

Këngëtarja nga Dibra, e cila ka pushtuar skenat më të mëdha të muzikës në botë, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një arritje historike.

Gjiganti muzikor Billboard ka publikuar në rrjetin social Instagram listën e 100 këngëve më të dëgjuara në historinë e muzikës country në shekullin 21 – dhe në krye të kësaj liste renditet pikërisht kënga e Bebe Rexhës, “Meant To Be”.

Ky është një moment tjetër lavdie për Bebe Rexhën dhe për të gjithë shqiptarët, që shohin se si zëri dhe talenti shqiptar ngjiten lart në skenën muzikore globale. /Njeshi/Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...