23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Bedri Hamza: Miku im Memli u konsultua edhe me mua për takimin me Albin Kurtin

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, u pyet në Pressing nëse u konsultua për takimin që zhvilloi Memli Krasniqi me Albin Kurtin.

Hamza tha se të dy janë konsultuar bashkë me strukturat vendimarrëse të partisë dhe vendimi ka qenë që PDK të ketë rol konstruktiv në proceset e rëndësishme për vendin.

“Kryetari i PDK-së, miku im Memli, është konsultu, ka diskutu me mua dhe të tjerët dhe ka qenë qëndrim i përgjithshëm i strukturave vendimarrëse të PDK-së që PDK do të ketë rol konstruktiv në të gjitha proceset për vendin”, tha Hamza

Ai tha se kur bëhet fjalë për interesin e vendit, PDK duhet të ofrojë alternativa.

“Jemi tregu konstruktiv në shumë momente edhe në të kaluarën. PDK edhe kur ka qenë në opozitë e kur ka pas nevojë vendi ne kemi aprovu buxhetin e Republikës së Kosovës, e kemi votu. Edhe në rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare qëndrimi im ka qenë publik para këtij takimi që PDK kur është interesi i vendit duhet me ofru edhe alternativa me qenë konstruktive në dobi e interes të vendit”, tha Hamza “Jemi të hapur edhe për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Hamza sa i përket temës për zgjedhjet parlamentare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...