Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në konferencën “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme” në Mitrovicë, e cila është organizuar në kuadër të aktiviteteve për rritjen e vetëdijesimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.
Hamza para të pranishmëve ka ndarë edhe përvojën e tij familjare të përballjes me këtë sëmundje, duke treguar që motra e tij ka qenë e prekur prej kancerit të gjirit dhe tashmë ajo e ka fituar këtë betejë./Njeshi/