8.7 C
Pec
E martë, 5 Nëntor, 2024

Bedri Hamza nga Peja: Dramat politike nuk i shërbejnë vendit, unë do të merrem me problemet e qytetarëve

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, pas Istogut, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarë edhe në Pejë.

Hamza ka thënë se i ka hyrë garës për kryeministër që të merret me problemet reale të qytetarëve, pasi, sipas tij, dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve.

“Në Pejë, sikurse çdokund tjetër, qytetarët e duan një qeveri që ua ndryshon jetën për të mirë, ua rrit pagat dhe përmirëson mirëqenien. Unë i kam hyrë garës për kryeministër që të merrem me problemet reale të qytetarëve. Dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve!”, ka shkruar Hamza./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...