7.6 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Bedri Hamza prezanton projektet infrastrukturore, premton linjë hekurudhore me Shqipërinë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij. Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës.

Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.

“Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131 #MaMirë rritje, lëvizje, lidhje. Ky është zotimi im i tretë! ⬇”, ka shkruar Hamza./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...