9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Begaj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ka bërë apel për ruajtjen, trashëguar dhe pasuruar atë.

Begaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar që duhet të na bashkojë.

“Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar që duhet të na bashkojë në përpjekjen për ta ruajtur, trashëguar dhe pasuruar atë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare këtë vit kremtohet në të gjithë botën si Jubile i Argjendtë, pasi mbushen 25 vite nga celebrimi i saj dhe në fokus janë përpjekjet për promovimin e diversitetit gjuhësor, mbrojtjen e gjuhëve të rrezikuara dhe inkurajimin e edukimit shumëgjuhësor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...