27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Begaj dekreton emërimin e Ernal Filos ambasador në Ukrainë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Ernal Filo si ambasador në Ukrainë.

Kreu i Shtetit fillimisht dekretoi lirimin vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.

Gjithashtu, Begaj po sot emëroi me dekret si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, Ernal Filo.Ambasada shqiptare në Ukrainë hapet për të parën herë.

Filo është një diplomat me një përvojë shumë të gjatë në MEPJ. Ai mban aktualisht gradën “Ministër fuqiplotë” dhe shërben në Drejtorinë e Protokollit të Shtetit. Filo shërben për politikën e jashtme që prej vitit 1997./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...