Në ditën e Kurban Bajramit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uron të gjithë besimtarët myslimanë.
“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit”, shprehet presidenti në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e kësaj feste të rëndësishme në fenë islame.
Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.
Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame. /Njeshi/