27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Begaj: Do të punojmë për njohje të reja, Serbia me aleatë janë mobilizuar ta njollosin luftën e shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se shteti i tij do të loboj edhe më shumë për t’i siguruar Kosovës njohje të reja, ndërsa ka paralajmëruar se Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për ta njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve.

Në seancën solemne të Kuvendit për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Begaj ka kërkuar që shqiptarët të jenë të bashkuar.

“Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, për një manifest krenarie kombëtare”, ka thënë Begaj.

Presidenti i Shqipërisë kujtoi ish-presidentin Ibrahim Rugova, ish-veprimtarin Adem Demaçi e ish-komandantin Adem Jashari si figurat e shquara për Pavarësinë e Kosovës.

“Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës. Sot nderojmë Adem Demaqin, sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol për Kosovën e pavarur. Nderojmë kryetrimin Adem Jasharin, burra të tillë rëndë që lind historie. Sot është dita që kujtojmë të gjithë ushtarët e UÇK. Shqipëria hapi zemrën dhe dyert. Ndërhyrja e NATO-s ndaloi spastrimin etnik. Ata ishin hartuesit dhe zbatuesit të projektit të shtetformimit të Kosovës”, ka thënë tutje Begaj.

“Ne kemi nevoje që të jemi bashkë, nuk mund të lejojmë që krimi të shfaqet si virtyte. Historia na njeh shqiptarët si paqedashës, ne sot kemi përgjegjësinë për të forcuar paqen. Aspiratat tona për integrim janë më të forta se kurrë dhe do të vazhdojmë pa u lodhur për të realizuar këtë objektiv. Kauza e Kosovës nuk ka përfunduar. Shqipëria ka punuar dhe do të punojë për të zgjeruar numrin e vendeve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme dhe për të zbuluar të vërteten ende të panjohura për gjenocidin në Kosovë. Çdo betejë e juaja është beteja jonë”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...