4 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Begaj i ftuar nderi nga “Korabi”: Mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve e shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i Shoqatës shqiptare “Korabi” që siç tha ai, ka mbledhur 320 biznese e profesionistë shqiptarë e arbëreshë që veprojnë në Itali.

Ai është shprehur se mbështet dhe çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të sotëm. “I nderuar të isha i ftuari i nderit i Shoqatës shqiptare “Korabi” që, nën moton “Le të takohemi”, mblodhi 320 biznese e profesionistë shqiptarë e arbëreshë që veprojnë në Itali”.

“Si President i Republikës së Shqipërisë, mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të sotëm, që ruan identitetin tonë dhe kontribuon për të ardhmen e përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë”, ka shkruar Begaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...