15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Begaj i kërkon kryeministrit grek njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka kërkuar Greqisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë kërkesë, kreu i shtetit shqiptar ia bëri kryeministrit grek,  Kyriakos Mitsotakis  gjatë një takimi që pati me të në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e djeshëm samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi frymën e re të bashkëpunimit të Qeverisë dhe autoriteteve greke me Kosovën dhe nënvizoi se “Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të presidencës shqiptare.

“Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen”, u shpreh Begaj.

Ata folën edhe për bashkëpunimin ekonomik midis të dyja vendeve dhe mundësitë e investimeve të kapitalit grek në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Shefi i ekzekutivit grek shoqërohej në këtë takim nga kryediplomati Niko Dendias/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...