7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Begaj: Kosova, realitet i pakundërshtueshëm e partner i besueshëm në rajon

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka pranuar edhe mesazh urimi nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e tij, presidenti Begaj  ka përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës për përkushtim në ndërtimin dhe konsolidimin e një shteti të pavarur, sovran dhe demokratik.

“Presidenti Begaj ka vlerësuar faktin që Kosova është një realitet i pakundërshtueshëm dhe një partner i besueshëm në rajon, duke theksuar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe prosperitetin. Ai ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve “si dy shtete të një kombi me një të ardhme të përbashkët euroatlantike”, thotë Presidenca e Kosovës në njoftimin për media.

Në mesazhin e tij, presidenti Begaj ka ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën në të gjitha sfidat e saj, përfshirë përpjekjet për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...