6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Begaj mbërrin në Prishtinë, shoqërohet nga eskorta

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me një delegacion shoqërues.

Begaj sapo ka mbërritur në Prishtinë dhe eskorta e tij ka parakaluar në rrugën e UÇK-së në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Në orën 18:00 do të organizohet një pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...