21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Begaj: Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes së gruas në të gjitha proceset

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot liderët rajonalë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, që zhvillohet në Prishtinë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalën e tij ka thënë se ndër ata që kanë bartur barrën më të rëndë të konflikteve janë gratë. Ai ka shtuar se qenësor është arsimimi i grave dhe vajzave.

“Kjo mbledhi është dëshmi e zotimit tonë ndaj paqes dhe sigurisë. Ndërsa reflektojmë për kontributin e Kosovës për një të ardhme përparimtare ku roli i grave do të jetë thelbësor. Ndër ata që kanë bartur barrën më të rënd të konflikteve janë gratë. Këto konflikte na shërbejnë si një rikujtesë i dhimbshëm është i çmimi dhe shtrenjtë është paguar. Historia në Ballkani Perëndimor dhe në shoqërinë shqiptare ka parë se sa të durueshme janë gratë si ndëmjetëse të paqes dhe stabilitetit. Sot po ashtu luajnë kontribut të shquar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Vlen të theksohet se edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes së gruas në të gjitha proceset. Paqja dhe siguria e qëndrueshme nuk mund të realizohet pa përfshirjen e grave dhe burrave në të gjitha proceset. Qenësor këtu është arsimimi i grave dhe vajzave. Lufta nuk duhet të harrohet dhe kryesit të mbetet pa ndëshkuar. Ky forum është me rëndësi ngase theksohet roli që luan secili vend”, ka thënë ai. //Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...