Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri, Sami Nazmi.
Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Begaj ka shkruar se riafirmon qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete.
“I uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri, Sami Nazmi, dhe pranoj letrat kredenciale të tij, duke i uruar suksese në mandatin e tij. Riafirmoj qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete dhe shpreh shpresën për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Begaj.