10.2 C
Pec
E diel, 3 Dhjetor, 2023

Begaj takon Guterres: E domosdoshme të mbështesim multilateralizmin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përpara se të mbajë fjalimin e tij në OKB, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nisur nga sfidat me të cilat përballet bota jonë sot, është e domosdoshme që të mbështetet multilateralizmi si gur themeli për bashkëpunimin global.

“Përpara se të mbaj fjalimin tim në OKB-në, pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres. Nisur nga sfidat me të cilat përballet bota jonë sot, është e domosdoshme që ne të mbështesim multilateralizmin si gur themeli për bashkëpunimin global”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...