3.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Begaj takon Kamberin, e siguron se shqiptarët e Luginës e kanë mbështetjen e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook.

Më tutje është bërë e ditur se Begaj me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.

‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar Begaj.

E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shtuar më tutje ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...